Britania e Madhe do të lërë tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe bashkimin doganor në fund të vitit, pavarësisht rezultatit të bisedimeve, dhe kompanitë duhet të përgatiten për këtë, tha sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

“Ne do të vazhdojmë t’i afrohemi strategjive në mënyrë konstruktive dhe të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje, por pavarësisht rezultatit të negociatave, ne do të lëmë tregun e vetëm dhe bashkimin doganor në fund të vitit,” tha zëdhënësi, transmeton Reuters./ Tv Malisheva

Share.