Deri para pak kohëve Dua Lipa ishte në lidhje me kuzhinierin, Isaac Carew, por duket se kjo lidhje nuk shkoi ashtu si duhej andaj ata edhe u ndanë.

Por lajmi i ndarjes për dikënd duket se ishte i mirëpritur, kjo pasi që modeli Anwar Hadid, i cili është tri vite më i ri se këngëtarja shqiptare nuk humbi kohë dhe e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu edhe vazhduan deri tek lidhja.

Burime për “TMZ” kanë treguar se ajo që i bëri bashkë Anwar-in dhe Duan është muzika.

Anwar kishte deklaruar më parë se ishte fans i Duas dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij.

Për herë të parë, ata u panë së bashku në publik gjatë një festivali kurse tani lidhja e tyre është duke u shfaqur haptazi.

Share.