Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence rezultoi negativ me COVID-19, disa orë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Ashtu si bëhet në mënyrë rutinë që prej disa muajsh, zëvendëspresidenti Pence ka rezultuar negativ me COVID-19 çdo ditë. Edhe këtë mëngjes zëvendëspresidenti Pence dhe bashkëshortja e tij dolën negativë me COVID-19 pas kryerjes së testimit”, theksoi zëdhënësi Devin O’Malley në Twitter, raporton ATSh.

“Zëvendëspresidenti, Pence është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i uron presidentit amerikan, Trump shërim të shpejtë”, shtoi ai. /TV Malisheva

Share.