Bashkimi Evropian njoftoi sot se nuk do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Venezuelë në dhjetor, dhe paralajmëroi se vendimi i presidentit Nicolas Maduro për të ftuar vëzhgues në një periudhë të shkurtër kohe vetëm thelloi krizën politike në vend.

BE, sikurse Shtetet e Bashkuara, dëshiron zgjedhje të reja presidenciale për të parandaluar kolapsin e mëtejshëm ekonomik dhe sundimin autoritar në Venezuelë.

Ata i shohin zgjedhjet parlamentare si një mënyrë që Maduro të marrë kontrollin e asamblesë së udhëhequr nga opozita, transmeton Reuters. /TV Malisheva

Share.