Aleanca e Kosovës së Bizneseve (AKB) dhe instituti i Industrisë dhe Teknologjisë nga Taiwan organizuan Forumin e parë ekonomik bilateral në mes bizneseve të ICT nga Kosova dhe Taiwani.
Agim Shahini Kryetari i AKB-së tha se Kosova është shteti me shumë mundësi të mira dhe të mëdha për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta.
“Ne kemi infrastrukturën fizike dhe ligjore tepër konkurruese në krahasim me vendet e tjera në Ballkan”, tha ai.
Cheng Hang Cho President i Institutit tha se janë të gatshëm të bashkëinvestojnë dhe bashkëpunojnë me AKB-në dhe bizneset e Kosovës.
Delegacioni i Taiwanit është i përbërë nga 20 pjesëmarrës të shoqëruar nga Ambasadori në Hungari Liu Shih-chung.
Takimet B2B po vazhdojnë edhe me më shumë interes.
/TV Malisheva