CEO i OpenAI, Sam Altman, parashikoi një “rol të madh” për Izraelin në reduktimin e rreziqeve nga inteligjenca artificiale dhe sheh mundësi investimi në këtë vend pavarësisht debateve nëse duhet të monitorohet teknologjia pas ChatGPT-s dhe nëse po, si duhet të bëhet një gjë e tillë.

Altman është një nga zërat më të shquar të botës së teknologjisë që u kërkon qeverive që të nxjerrin me shpejtësi rregullore për t’u siguruar që inteligjenca artificiale të përdoret me përgjegjësi.

Pas vizitave të bëra në Evropë muajin e kaluar duke u takuar me ligjvënës dhe udhëheqës kombëtarë për të diskutuar perspektivat dhe kërcënimet e inteligjencës artificiale, Reuters raporton se Altman tani planifikon të udhëtojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Korenë e Jugut – me vizitat të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë kësaj jave.

Ai aktualisht ndodhet në Izrael, të cilin një studim i Universitetit të Stanford-it e ka renditur ndër pesë vendet më të mira për sistemet e rëndësishme të mësimit të makinerive dhe përqendrimin e aftësive të inteligjencës artificiale.

“Unë kam qenë shumë i ngazëllyer ndërsa kam bërë këtë udhëtim nëpër botë, duke u takuar me liderë botërorë, duke parë mendjemprehtësinë, fokusin dhe urgjencën për të kuptuar se si ne i zbusim këto rreziqe shumë të mëdha”, deklaroi Altman gjatë një takim me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

/TV Malisheva 

Share.