Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare jashtë portit të Pireut mëngjesin e së martës.

Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen ”Kallisto”, e cila ka pësuar dëme serioze materiale, ndërsa është anuar dhe një pjesë e saj është e zhytur në ujë.

Ka raportime se anija ushtarake është ndarë në gjysmë nga përplasja.

Në bordin e anijes ishin 27 persona.

Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës.

25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës, transmeton Shqip.

Mediat greke raportojnë se operacioni për nxjerrjen e “Kallisto” nisi pak më parë.

Sipas informacionit të deritanishëm, “Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me kontejnerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje.

Hetimet janë duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit. /TV Malisheva

Share.