Apple njoftoi të mërkurën se konferenca e saj vjetore e zhvilluesve, WWDC, do të fillojë më 5 qershor dhe do të zgjasë deri më 9 qershor.

Kompania mban ngjarje të lansimit të udhëhequr nga shefi ekzekutiv Tim Cook në ditën e parë të konferencës dhe zakonisht zbulon softuerin e ri të iPhone-it, iPad-it, Apple Watch, Apple TC dhe Mac-it.

WWDC është konferenca më e madhe e vitit e kompanisë Apple. Kompania fton zhvilluesit e softuerit të vizitojnë selinë e saj dhe mban seminare dhe sesione të dedikuara për përdorimin e mjeteve softuerike të Apple për të krijuar aplikacione të reja.

WWDC gjithashtu ofron një vështrim paraprak se ku po drejtohet Apple. Kompania zakonisht diskuton qëllimet e saj për zhvillimin e softuerit dhe zbulon veçori të reja të iPhone-it.

WWDC do të transmetohet falas në faqen e internetit të Apple.

Konferenca do të mbahet online, derisa në ditën e parë të konferencës do të jetë me prani të njerëzve në në selinë qendrore të Apple, Apple Park. Vitin e kaluar, Apple ftoi zhvilluesit dhe mediat për të parë prezantimin hapës të regjistruar paraprakisht në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, të quajtur Apple Park. /TV Malisheva

Share.