Ushtrimet janë mënyra më e mirë për t’i rikthyer energjitë në mëngjes.
Kësisoj, ushtrimet Qigong do jenë idealja për ta arritur një gjë të tillë. Por, përfitimet nuk mbarojnë këtu: ajo ju ndihmon edhe të humbni peshë.
Përpara se të filloni ushtrimet, është e rëndësishme të ajroset dhoma dhe të ngrohen muskujt.
Me lejen e autorit të metodës Sergey Borodin, ekipi i Bright Side ka ndarë instruksionet e përforcimit fizik 10-minutësh.
Imitimi i lojës me litar
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/09/1-323.jpg)
Mjafton të luani dorën nga njëra anë në tjetrën. Vendosini këmbët në gjerësi të shpatullave, lirojini duart tërësisht dhe filloni të rrotulloni trupin rreth boshtit të shtyllës kurrizore.
Rrotullimi
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/09/2-44.jpg)
Shtrihuni në dysheme. Tërhiqni këmbët drejt vetës, duke i kapur me dy duart. Përthyeni shpinën sa më shumë që mundeni. Mos e bëni më shpesh se 12 herë.
Shtrirje
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/09/3-40.jpg)
Të shtrirë në shpinë, kryqëzoni gishtat dhe tërhiqni duart sa më lart nga supet tuaja.
Pozicioni ‘kobra’
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/09/4-26.jpg)
Shtrihuni në stomak. Duke u mbështetur në parakrahët tuaj, ngrini pëllëmbët dhe mbajini në atë pozitë. Mbani parakrahët tuaj paralel me njëri-tjetrin. Ulini shpatullat. /TV Malisheva