Në Berlin të Gjermanisë një numër i madh i njerëzve janë duke protestuar kundër masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mirëpo, autoritetet gjermane e kanë shpërndarë protestën, pasi aty nuk u respektuan masat për parandalimin e koronavirusit, pavarësisht asaj se një gjë e tillë u ishte kërkuar protestuesve, shkruan BBC.

Autoritetet  bëjnë me dije se 18 mijë persona kanë marr pjesë në këtë demonstratë.

Sipas disa prej protestuesve, ata po mbrojnë liritë që po u kërcënohen nga vendosja e masave anti-pandemi.

Një protestues tha se masat kufizuese janë jashtë normales . “Kjo marrëzi duhet të ndalet në mënyrë që të fillojë sërish jeta normale”.

Autoritetet angazhuan rreth tre mijë policë që ta monitorojnë protestën në fjalë./TV Malisheva

Share.