Që nga fillimi, kur flitej për BMW Serie 4 të vitit 2021, më së shumti flitej për pjesën e përparme të kësaj makine.

Po ashtu pjesa e përparme e kësaj makina është mjaft e veçantë, sidomos pjesa e grilave.

Por diçka tjetër që e bënë këtë model mjaft unik është se kjo makinë nuk ka vend për të vendosur targat.

BMW USA ka lëshuar imazhe të kësaj makine, dhe në SHBA ka 19 shtete që aktualisht nuk kërkojnë targa në pjesën e përparme të makinës. Dhe Ohio do të jetë shteti i 20-të që do të miratojë këtë rregullore duke filluar nga 1 korriku.

Kjo makinë pritet të vije në 3 ngjyra: Të kaltër, të bardhë dhe ngjyrë të zezë./ Tv Malisheva

Share.