Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë për kandidatin për kryetar të Malishevës se atij do t’ia kishin lakmi edhe komunat tjera, shkruan TV Malisheva.

“Kandidatit të PDK-së për Malishevën do t’ia kishin lakmi edhe komunat tjera”, ka thënë ajo.

Ajo këtë e ka deklaruar në emisionin N’Pult, teksa ka thënë se Kilaj është një njeri profesional, i ndershëm, shërbyes tipik publik dhe i cili interesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës i ka pasur larg atyre personale. Sipas Çitakut, Kilaj ka tri dekada që është përfshirë aktivisht.

“Ai është një njeri profesional që e ka dëshmuar veten vazhdimisht, një njeri I ndershëm, një shërbyes publik tipik, i cili interesat e qytetarëve dhe të komunës i ka pasur gjithmonë shumë larg përtej interesave perosnale, një djalë I Malishevës i cili është rritur dhe frymon me Malishevën, i cili si djal i ri në çdo etapë në këto tri dekadat e fundit ka qenë shumë i përfshirë shumë aktivisht”, ka thënë Çitaku. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.