Të dhënat tregojnë se ka rënie të prodhimit global. Prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar pritet që të takohen gjatë javës për të përcaktuar nëse do ta rrisin furnizimin, raporton Reuters.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 99.09 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët nga 15 korriku.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët përfshirë Rusinë, të njohur kolektivisht si OPEC+, do të takohen të mërkurën për të vendosur mbi prodhimin e grupit në shtator.
“Ndërsa vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Arabinë Saudite nuk shkaktoi një rritje të drejtpërdrejtë të furnizimeve me naftë, ne besojmë se sauditët do të përgjigjen duke vazhduar të rrisin gradualisht prodhimin”, shkroi Helima Croft nga RBC Capital në një shënim.
Çmimet u ndikuan gjithashtu nga një rritje në prodhimin e naftës libiane, i cili arriti në 1.2 milion fuçi në ditë, nga 800.000 më 22 korrik, pasi disa fabrika nafte filluan të funksionojnë atje.
/TV Malisheva