Shtëpia e Bardhë ka qenë transparente në lidhje me zbulimin e dokumenteve të klasifikuara, ka thënë zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Ajo rithekson se avokatët e presidentit amerikan Joe Biden po bashkëpunojnë plotësisht me Departamentin e Drejtësisë.

Jean-Pierre ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të hyjë në detaje. “Ka një proces të vazhdueshëm. Ne po e bëjmë këtë sipas rregullave”, shkruan BBC.

Të mërkurën, ndihmësit e Biden, kanë gjetur grumbullin e dytë të dokumenteve të klasifikuara të qeverisë. Rasti i parë i dokumenteve është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Nuk është ende e qartë se kur dhe ku janë gjetur edhe dosjet shtesë nga ndihmësit e Biden.

Gati rreth 10 prej dosjeve të para u zbuluan në një dollap të mbyllur në Qendrën “Penn Biden” në Washington në nëntor, nga ekipi ligjor i Bidenit, ka thënë avokati i tij.

Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Share.