Ukraina e ka konfirmuar që forcat ruse janë tërhequr nga Ishulli i Gjarpërit.

Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andriy Yermak, ka thënë: “KABOOM! Nuk ka më trupa ruse në Ishullin e Gjarpërit”.

“Forcat tona të armatosura bënë një punë të shkëlqyer”, shkroi ai në Twitter.

Më herët, edhe ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se është tërhequr nga “Ishulli i Gjarpërit” në Detin e Zi, duke pretenduar se është një “hap i vullnetit të mirë” për të lehtësuar dërgesat e grurit.

“Më 30 qershor , si një hap i vullnetit të mirë, forcat e armatosura të Federatës Ruse përfunduan detyrat e tyre të caktuara në ishullin Zmiinyi dhe tërhoqën garnizonin e vendosur atje. Kështu, i është demonstruar komunitetit botëror se Federata Ruse nuk ndërhyn në përpjekjet e OKB-së për të organizuar një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga territori i Ukrainës. Ky vendim nuk do të lejojë që Kievi të spekulojë mbi temën e krizës së afërt ushqimore, duke iu referuar pamundësisë së eksportit të grurit për shkak të kontrollit të plotë të Rusisë në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi. Tani fjala i takon palës ukrainase, e cila ende nuk e ka pastruar bregun e Detit të Zi pranë brigjeve të tij, duke përfshirë edhe ujërat e portit. Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë një operacion special ushtarak në Ukrainë”, u tha në konferencën e ministrisë.

/TV Malisheva

Share.