Politikat e qeverisë po adresohen me fokus të veçantë në reformën për rritjen e pagave dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi tha se, “paga mesatare mujore bruto, në 3-mujorin e parë 2023 u rrit me 9.2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Sipas saj, “në tremujorin e parë të vitit 2023, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar me pagë, ka shënuar rritje me 9.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 64.700 lekë”, shkruan ATSh.

/TV Malisheva 

Share.