Eksperti më i mirë amerikan për sëmundjet infektive i bëri thirrje publikut të shmangë turmat dhe të përdorë maska, kur janë pranë të tjerëve, sepse rastet po rriten sërish në vend.

“Ju nuk duhet të mblidheni në turma, duhet të ruani distancën dhe, edhe pse shumë njerëz, për një sërë arsyesh, nuk e dëgjojnë këtë lutje për të mos u mbledhur në turma, disa do ta bëjnë këtë, gjithsesi”, tha Fauci para Kongresit.

“Dhe nëse mblidheni në turma, ju lutem vini një maskë”, vazhdoi ai, duke shtuar se kjo vlen si për mitingjet politike ashtu edhe për demonstratat./ Tv Malisheva

Share.