Forcat Ajrore amerikane dhe kompania Northrop Grumman prezantuan së bashku bombarduesin bërthamor B-21 Raider, dhe tani janë publikuar dy foto të reja.

Prezantimi është bërë në prani të të ftuarve, ndërsa publikisht është publikuar vetëm një foto. Megjithatë, tani Forcat Ajrore të SHBA-së kanë publikuar edhe dy foto të reja të aeroplanit, për të cilat dihet shumë pak.

Aeroplani shumë i klasifikuar vlen 692 milionë dollarë dhe dihet se zëvendëson flotën amerikane të bombarduesve të armatosur me armë bërthamore. Fotot e reja e tregojnë aeroplanin më afër dhe më qartë.

Sipas Forcave Ajrore të SHBA-së, B-21 do të sigurojë “aftësi sulmi me rreze të gjatë dhe depërtuese për të penguar agresionin dhe sulmet strategjike kundër SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve”.

B-21 Raider “përcakton një epokë të re në teknologjinë dhe forcën e rolit paqeruajtës të Amerikës përmes parandalimit”.

Bombarduesi i ri ka aftësi moderne të inteligjencës artificiale dhe është projektuar për të kryer misione me rreze të gjatë nga territori amerikan, me kërkesa minimale për karburant. Teknologjia e inteligjencës artificiale i mundëson operacione pa pilot.

Dy fotografitë e reja zbulojnë gjithashtu se dizajni i bombarduesit B-21 Raider është frymëzuar nga dizajni i B-2 Spirit.

Megjithatë, ndryshimi kryesor, përveç teknologjisë së avancuar, është lyerja gri-bardhë e cila është më efektive se ajo e mëparshme në rastin e aeroplanëve B-2. Gjithashtu, B-21 ka më shumë dritare të lakuara të kabinës për të shpërndarë më mirë sinjalet e reflektuara të radarit.

Forcat Ajrore të SHBA do të blejnë të paktën 100 bombardues B-21 Raider, me hyrjen e parë në shërbim në vitin 2027.

Bombarduesit e rinj pritet të zëvendësojnë bombarduesit B-18B Lancer dhe B-2 Spirit deri në vitin 2040, si dhe B-52 Stratofortress rreth vitit 2050./TV Malisheva

Share.