Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 101 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,634.Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 798 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 171,306.

Gjermania e ka njërën ndër shifrat më të larta të të infektuarve me Covid-19 në Evropë, por ka shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë, duke shpresuar se numri i rasteve të virusit nuk do të rritet.

Ndryshe, ministrja austriake e turizmit ka njoftuar se Austria dhe Gjermania kanë arritur marrëveshje për largimin e kontrolleve kufitare nga 15 qershori, shkruan “Reuters”./ TV Malisheva

Share.