Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se i njëjti me datë e cekur në ndërrimin e mot-moteve kishte shtënë me armë zjarri.

Polica thotë se hetimet janë zhvilluara duke u bazuar edhe në një video-incizim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /TV Malisheva /

Share.