Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat i sulmeve ajrore izraelite.

Ministria tha gjithashtu se 589 persona ishin plagosur, raporton skynews.

Këto imazhe shfaqin skenat e shkatërrimit dhe tregojnë një numër njerëzish, duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, duke marrë trajtim mjekësore pasi u plagosën në sulmet e sotme.

Izraeli pretendon se po bën gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur civilët jashtë shënjestrave ndërsa Hamasi ka akuzuar “pushtuesit sionistë” se i kanë sulmuar qëllimisht qytetarët.

Kujtojmë se lufta rifilloi mëngjesin e sotëm pas përfundimit të marrëveshjes së armëpushimit njëjavor, me Izraelin që kreu rreth 200 sulme në Gaza.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmeve të befasuese të militantëve të Hamasit në shtetin izraelit më 7 tetor të këtij viti.

/TV Malisheva

Share.