Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se trendi rënies së ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti.

Hoti thekson se rritja ekonomike e vendit është shafitur në nivele të ulëta.

“Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin. Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”, ka shkruan Hoti në Facebook.

 

Sipas tij, në tri vite të qeverisjes nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.

“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim”, ka përfunduar ai.

 

/TV Malisheva

Share.