Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madridi në fund të kontratës së tij në qershor dhe Interi ka kontaktuar me agjentin e sulmuesit përpara një transferimi të mundshëm në verë.

Suarez iu bashkua Atletico Madridit si një lojtar i lirë nga Barcelona në vitin 2020 pas një tentative të dështuar për të kaluar te Juventusi. 35-vjeçari ka shënuar 32 gola në 73 paraqitje me gjigantët e La Ligës, por ka vendosur të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij më 30 qershor.

Sipas “Marca”, disa klube tashmë kanë kontaktuar me agjentët e lojtarit, përfshirë Interin. “Nerazzurrët” do të kërkojnë të paktën një qendërsulmues të ri në sezonin 2022-23 dhe ai dhe Gianluca Scamacca janë në axhendën e Beppe Marotta-s.

Sevilla dhe Ajaxi gjithashtu janë lidhur me nënshkrimin e uruguajanit si lojtar i lirë në fund të sezonit. Sipas raportit, Suarez dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta edhe në vitet e fundit të karrierës së tij. Ish-ylli i Liverpoolit ka shënuar 174 gola në 248 paraqitje në La Liga me Atleticon dhe Barcelonën.

/TV Malisheva

Share.