Aktorja amerikane dhe burri i saj Cooke Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, raportoi revista “People”.

Pasi lajmi u përhap në Twitter, zëdhënësi i Lawrence konfirmoi shtatzëninë. Vetë aktorja ende nuk e ka komentuar lajmin.

Në 2015 dhe 2016, Jennifer Lawrence ishte aktorja më e paguar në botë, sipas Forbes.

Ajo fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 2013 për rolin në filmin “Silver Linings Playbook”.

Ylli 31-vjeçar i “Hunger Games” u martua me tregtarin e artit të Nju Jorkut Cooke Maroney në vitin 2019.

Share.