“Ne nuk po luftojmë kundër Ukrainës, por kundër NATO-s. NATO po i armatosë ata, Perëndimi po i armatos, mercenarët e tyre janë këtu”, tha Kadyrov, transmeton RIA Novosti.

“Prandaj kjo luftë nuk është e lehtë, por është një përvojë e mirë. Ne do të dëshmojmë edhe një herë se Rusia nuk mund të mposhtet”, tha lideri çeçen.

Kadyrov theksoi se ata do ta kishin pastruar Ukrainën shumë kohë më parë, nëse Putini nuk do të kishte urdhëruar ruajtjen e popullsisë dhe qyteteve në Ukrainë.

“Nëse Putini nuk do të kishte urdhëruar ruajtjen e njerëzve dhe qyteteve, luftëtarët tonë do ta kishin pastruar Ukrainën shumë kohë më parë.”

/TV Malisheva

Share.