Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se me ardhjen në pushtet të kësaj partie, do të bëhet përpjekje që të ndërtohet një shtëpi për të moshuarit, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo do të bëhet përmes donacioneve, për të pastrehët dhe për të moshuarit pa përkujdesje famijare, ngase sipas tij çdo ditë po bëhet më e vështirë përkujdesja familjare për ndokënd.

“Do të bëjmë përpjekje që unë përmes donacioneve të ndërtoj një institucion që do të kujdeset për të pastrehët, apo për të moshuarit që nuk kanë përkujdesje familjare dhe do të ndërtojmë një shtëpi për këta njerëz që dita-ditës po shtohen sepse sigurisht se përkujdesja familjare për ndokënd po është shumë e vështirë”, ka thënë Kastrati.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate ka udhëhequr në Malishevë për dy mandatet e kaluara. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.