Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se nëse vjen në qeverisje kjo parti prapë, gjatë këtij mandati do të punojnë sa për 40 vjetët e ardhshme, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo nënkupton shumë projekte të cilat edhe i ka përmendur konkretisht ai.

“Kjo infrastrukturë do të ndërtohet  edhe për 40 vjetët e ardhshme, dhe që nënkupton kanalizimin, rrjetin e ujit, rrjetin emergjetik, telefonik dhe të internetit, vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit, rregullimi i rrjetit të komunikacionit brenda qytetit, që nënkupton rrjet urban, rregullimi i parkut të dëshmorëve, rregullimi i parkingjeve, rregullimi i pamjeve të jashtme të ndërtesave përskaj rrugëve kryesore nga stacioni i autobusëve deri te Lagjja e Gurit dhe nga lagjja e Hysenajve deri te Lagjja Hoti, si dhe shtimi i hapësirave gjelbëruese, këtu nënkupton edhe krijimin e tri miniqendrave rekreative”, ka thënë Kastrati.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate ka udhëhequr në Malishevë për dy mandatet e kaluara. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.