Të dhënat nga autoritetet arsimore të Kinës tregojnë se vendi do të dëshmojë një numër rekord të kandidatëve që do të hynë në provim pranues të nivelit të kolegjit, i njohur si “Gaokao”.

Sipas raporteve të mediave lokale, rreth 12.91 milionë kandidatë kanë aplikuar për Gaokao-n këtë vit, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 980 mijë aplikantësh në krahasim me vitin 2022. Shifrat janë cituar nga një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit.

Në vitin e kaluar, rreth 12 milionë të rinj kinezë iu nënshtruan provimit, transmeton Anadolu Agency.

Provimi mbarëkombëtar është planifikuar të zhvillohet në gjysmën e parë të qershorit.

Provimi Pranues në Kolegjin Kombëtar (NCEE) zhvillohet çdo vit në Kinë si një test i standardizuar për regjistrimet në kolegje dhe universitete.

Kina e filloi këtë provim në vitin 1952, me testin e parë të mbajtur në datat 15 dhe 17 gusht.

/TV Malisheva

Share.