“La Finalissima” e njohur ndryshe me emrin si Kupa e Kampionëve do të zhvillohet sot, ku me fillim nga ora 20:45, Italia dhe Argjentina do të përballen kokë më kokë në stadiumin “Wembley”.

Ky do të jetë edicioni i tretë që do të takohen fituesi i Evropianit dhe kampioni i Kupës së Amerikës, ku në të kaluarën, respektivisht në vitin 1985, Franca e mposhti 2:0 Uruguain, kurse tetë vite më vonë, Argjentina e mposhti me penallti Danimarkën, përcjellë TV Malisheva.

Takimi i fundit mes Italisë e Argjentinës daton në mars të vitit 2018, ku asokohe argjentinasit i mposhtën 2:0 “Azzurët”.

Ndërkaq, të dy këto kombëtare janë takuar plot tetë herë mes vete, ku katër fitore ka regjistruar Argjentina krahas dy sosh të Italisë, kurse dy herë janë ndarë me barazim.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Zaniolo, Scamacca, Insigne

Argjentina (4-3-3): Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Rodriguez, Lo Celso; Messi, L Martinez, Di Maria

20:45 Italia – Argjentina (Stadiumi Wembley)

/TV Malisheva

Share.