Gjatë një bastisjeje në Spanjë dhe Itali, policia ka arritur të sekuestrojë më shumë se 5,000 litra vaj ulliri të falsifikuar.

Siç raportojnë mediat, bastisja u krye nga Garda Civile e Spanjës, në bashkëpunim me karabinierët e Italisë dhe Europolin.

Dyshimet për falsifikimin e vajit të ullirit, u ngritën për herë të parë kur oficerët e Gardës Civile të Spanjës, zbuluan disa parregullsi ndërsa inspektonin kamionin që e transportonte vajin.

Nga hetimet që ata realizuan, zbuluan se një bandë ndërkombëtare, që synonte të përfitonte, kishte krijuar një operacion për shpërndarjen e vajit të ullirit të falsifikuar në tregun global.

Nga tetë kontrollet e njëkohshme në Spanjë dhe Itali, u arrestuan 11 persona, u sekuestruan 5200 litra vaj ulliri të falsifikuar, dhe 91 mijë euro para të gatshme.

Ndryshe, Spanja njihet si një ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit në botë.

Por vaji i ullirit nuk është i vetmi përbërës i kuzhinës që “ka rënë viktimë” e bandave kriminale.

Në vitin 2021, u arrestuan 17 persona dhe u sekuestruan gjysmë ton shafran, pas dyshimit që banda po e importonte atë nga Irani, dhe po e shiste për përfitime të veta. /Telegrafi/

/TV Malisheva

Share.