Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka komentuar reagimet për masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave në kohën e pandemisë.

Kurti theksoi se nuk i përket atij të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë për vendimet e Ministrisë se Shëndetësisë.

Ai tha se masat e ndërmarra duhet të respektohen nga të gjithë për shpëtimin e jetëve në këtë situatë, derisa shtoi se ata që janë të zhytur në korrupsion po kërkojnë liri e të drejta dhe respektim të Kushtetutës.

Kurti: Nuk më takon mua të vlerësoj kushtetutshmërinë e vendimeve të MSh-së

 

“Nuk më takon mua të bëj vlerësimin mbi kushtetutshmërinë e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, por janë këshilltarët tonë ligjorë që besoj na kanë udhëzuar drejt. Ndërkohë që unë e kam theksin te situata emergjente në të cilën ndodhemi, e cila ës htë shpallur si e tillë nga Ministria e Shëndetësisë. Siç e tha edhe ministri I Financave dhe Transfereve, ne jemi me të mirët, por ne duhet të mbetemi më të mirët, andaj s’duhet të relaksohemi. Prandaj, janë këto masa… Ne nuk i kemi mbyll shkollat, restorantet e kafenetë që njerëzit të mblidhen nëpër oda e banesa të ngushta… Distancë, higjienë dhe qëndroni në shtëpi dhe duhet të shpëtojmë jetët e njerëzve. Unë di që shumë nga ata që nuk e duan Qeverinë tonë, flasin për respektim të Kushtetutës, liri dhe të drejta. Por, një pjesë e mirë e atyre që janë pjesë e kapjes së shtetit e që janë të zhytur në krim e korrupsion kërkojnë liri dhe të drejta, pasi që s’lan gjë pa bërë në këto 20 vjet tash thonë duhet ta mbrojmë nga Qeveria në detyrë Kushtetutën. Andaj, janë disa situata, ku më rëndësishme është kush po flet se çka po thotë”, tha Kurti.

Share.