Është lansuar më në fund video-loja Counter-Strike 2, përmirësimi i shumëpritur i versionit CS:GO.

Kompania e video-lojërave Valve ka njoftuar se po e lanson versionin CS2, që vjen me disa përditësime të mëdha si granat tymi të përmirësuara, harta të ridizajnuara dhe veçori të përmirësuara të rrjetit.

Pas vitesh thashetheme, Valve prezantoi CS2 në muajin mars dhe e hapi për testim të kufizuar. Loja e përditësuar bazohet në motorin e Valve’s Source 2, duke i dhënë lojës një ndryshim shumë të nevojshëm, audio të ripunuar dhe përmirësime të tjera.

Video-loja Counter Strike 2 me 27 GB mund të shkarkohet falas nga platforma Steam.

/TV Malisheva

Share.