Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar përbërjen e kryesisë së saj të re të votuar dje me unanimitet në Këshillin e Përgjithshëm të saj.

Partisë së tretë më të madhe opozitare në vend do t’i prijë Lumir Abdixhiku, i mbështetur nga Anton Quni si nënkryetar për mërgatë, Hykmete Bajrami nënkryetare për politika zhvillimore, Gazmend Muhaxheri për organizim partiak, Lutfi Haziri për bashkëpunim rajonal dhe Doarsa Kica-Xhelili nënkryetare për marrëdhënie me jashtë.

Sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Imri Ahmeti, ndërsa Sokol Haliti, sekretar i degëve jashtë, Jehona Lushaku Sadriu kryetare e Forumit të Gruas dhe Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë.

Anëtarët e Kryesisë së re të LDK-së janë: Alban Zogaj, Alush Gashi, Arben Gashi, Ardian Shala, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Besnik Osmani, Berat Rukiqi, Besa Gaxherri, Bexhet Xheladini, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ekrem Hyseni, Ema Nikçi Rexha, Florian Dushi, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Kujtim Shala, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Ruzhdi Shehu, Rrezarta Krasniqi, Sibel Halimi, Shkëmb Manaj, Visar Azemi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Gashi dhe Xhafer Tahiri.

/TV Malisheva

Share.