Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Anfield Road” mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së West Ham United, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Premier Ligës angleze.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e tyre të fundit, ku Liverpooli e mposhti me rezultat të thellë 6:0 skuadrën e Leeds United, kurse West Ham shënoi fitore minimale 1:0 kundër Wolverhampton.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 15 pikë në tabelë, ku “Të Kuqtë” zënë vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, krahas “Çekanëve” që renditen në pozitën e pestë me 45 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Thiago, Matip, Jones dhe Firmino, kurse te West Hami mungojnë Coufal, Masuaku, Ogbonna, Yarmolenko, Fredericks, Noble dhe Soucek.

Formacionet e mundshme të Liverpoolit dhe West Hamit i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Elliot; Mane, Diaz, Salah

West Ham United (4-2-3-1): Fabianski; Johnson, Dawson, Zouma, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Lanzini, Fornals; Antonio

18:30 Liverpool – West Ham United (Stadiumi Anfield Road)

/TV Malisheva

Share.