Lombardia, rajon i pasur i Italisë së veriut, më i prekuri nga Covid-19, por bëhet gati të vendosë një shtetrrethim natën, i pari që prej fundit të kufizimit në fillim të majit në gadishull, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Shtetrrethimi do të hyjë në fuqi në orën lokale 23:00 deri në orën lokale 05:00.

“Jam dakord me hipotezën e masave më shtrënguese në Lombardi. Kam folur me presidentin e rajonit të Atilios, Fontana dhe kryetari e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala dhe ne do të punojmë së bashku në këtë drejtim në orët e ardhshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, raporton ATSh.

Italia po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19, me më shumë se 10 000 të sëmurë në ditë dhe Lombardia është rajoni më i prekur, ashtu si në fillim të pandemisë, në shkurt dhe mars.

Mushkëria ekonomike e Italisë me Venecian dhe Emilia-Romanjën, Lombardia regjistroi dje 1 687 raste të reja me COVID-19 nga 9 338 raste në të gjithë Italinë.

Që prej fillimit të pandemisë, Lombardia ka regjistruar 128 456 raste, prej të cilëve 17 084 të vdekur, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 12 tetori deri më 19 tetor, numri i të sëmurëve të shtruar në spital në Lombardi është rritur me 145% dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv në 126%, duke detyruar autoritetet rajonale të kërkojnë këtë shtetrrethim si dhe mbylljen në fundjavë të dyqaneve që nuk shesin ushqime apo produkte të nevojës së parë. /TV Malisheva

Share.