Masat kufizuese që janë ndërmarrë në Evropë, përfshirë këtu edhe mbylljet e qendrave tregtare, shitoreve dhe shkollave, kanë frenuar nivelin e përhapjes së COVID-19 dhe kanë evituar vdekjen e mbi tre milionë personave, është thënë në një studim të hënën.

Në një studim të ndikimit që ka pasur masa e mbylljes në 11 shtete, shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës kanë konstatuar se masat drakonike, të vendosura kryesisht në mars, kanë pasur efekt të rëndësishëm dhe kanë ndihmuar të ulet niveli i përhapjes më poshtë se një në fillim të majit.

Niveli i përhapjes mat numrin mestar të njerëzve që një person mund t’i infektojë. Një nivel mbi 1 mund të çojë tek një rritje e dukshme. Ekipi i kolegjit ka llogaritur se në fillim të majit, mes 12 dhe 15 milionë njerëz në 11 shtete – Austri, Belgjikë, Britani të Madhe, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Zvicër – janë infektuar me COVID-19.

Duke krahasuar numrin e të vdekurve me vdekjet e parashikuara që do të ndodhnin po të mos aplikoheshin masat kufizuese, kanë konstatuar është evituar vdekja e 3.1 milionë personave.Një studimi i dytë i bërë nga shkencëtarët në SHBA, i publikuar në revistën Nature, ka llogaritur se masat e marra nga Kina, Korea e Jugut, Italia, Irani, Franca dhe SHBA-ja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kanë ndikuar që të parandalohet infektimi i rreth 530 milionë personave./Tv Malisheva

Share.