Sot në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës ka mbajtur leksion informimi me temë “17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe rëndësia e saj”
Në këtë takim prezent ishin drejtori Izet Hoti, profesori universitar i lëndës së kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Prof. Dr. Ramiz Hoti si dhe profesori pensionist i gjuhës shqipe, Ismet Gegaj.
“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës, 17 Shkurti është ditë e rëndësishme sepse 17 Shkurti i 2008-s është kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gëzuar të gjithëve dhe festofshim gjithherë së bashku të bashku të gëzuar.”. tha drejtori Izet Hoti.
Ndërsa profesori Gegaj foli në mënyrë kronologjike për të kaluarën e lavdishme të vendit tonë, për heronjtë, për figurat madhore të vendit dhe rrethanat e periudhat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Gjatë leksionit nxënësit e Grupit letrar “Hysen Elshani” lexuan poezi dhe ese. Poezinë “Unë biri yt, Kosovë” e lexoi Dafina Krasniqi – nxënëse e klasës XI-11, esenë me temë “Kosova jonë” e lexoi nxënësja Lenarta Suka – nxënëse e klasës XII-3 dhe poezinë me titulli “Festa e lirisë” poetja Getuarta Thaqi nga klasa e XI-10.
Këtë leksion e drejtoi, kryetarja e Grupit letrar “Hysen Elshani” Arnesa Hoti, nën kujdesin e profesorëve të gjuhës shqipe.
Si dhe ky Gjimnazi “Hamdi Berisha”  përmes një postimi në facebook uron 15 vjetorin e Pavarësisë: “Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ua uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Gëzuar”
/TV Malisheva

Share.