Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sa i përket investimeve kapitale, Malisheva është komuna më e mirë në Kosovë.

“Bazuar në raportet financiare, për nëntë mujorin e këtij viti, ne vazhdojmë të jemi Komuna më e mirë në Kosovë, lidhur me investimet kapitale, me mbi 93% të realizimit.
Me punë, përkushtim e të unifikuar do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Komunën dhe qytetarët tanë”, shkruan Kastrati në Facebook.
/TV Malisheva

Share.