Një stuhi bore po godet pjesën lindore të SHBA-së dhe pritet t’i prekë 14 shtete dhe më shumë se 60 milionë banorë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për ”kushte të rrezikshme, deri në ndërprerje të lëvizjeve dhe energjisë elektrike” në zonat më të prekura.

Gjatë një njoftimi, zyrtarët thanë se nuk presin që stuhia të ndërpresë shpërndarjen e vaksinave që do të fillojë të hënën. Gjithsesi njoftohet se disa qendrat e testimit të coronavirusit janë mbyllur përkohësisht.

Parashikuesit e motit thanë se bora mund të arrijë nga një metër në Pensilvaninë Lindore deri në gjysmë metri në verilindje të vendit.
Policia e Pensilvanisë tha se dy persona vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan nga një përplasje prej 30-60 makinash në qendër të qytetit. Gjashtë persona, gjithashtu u lënduan në New York nga një përplasje prej 27 makinash, raporton BBC-i

 

Kryebashkiaku Bill de Blasio, në New York, ka thënë se stuhia mund të jetë më e madhja që vendi ka parë ndër vite. Ai paralajmëroi banorët që ”ta marrin këtë seriozisht.”

Për momentin të gjitha shkollat janë mbyllur, fluturimet janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen./TV Malisheva

Share.