Meksika do të marrë pjesë në provat klinike të fazës së vonë të katër vaksinave kundër koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard.

Qeveria ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me “Janssen”, një degë belge e kompanisë “Johnson & Johnson” dhe me kompanitë kineze “CanSino Biologics” dhe “Walvax Biotechnology”, raporton ATSh.

“Provat klinike do të zhvillohen në mes të shtatorit dhe janarit”, tha Ebrard.

Aktualisht, më shumë se 170 vaksina antiCOVID-19 po zhvillohen në të gjithë botën.

Share.