Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel kërkoi sot gjatë një video-konference me kryeministrin kinez Li Keqiang qasje të barabartë të kompanive gjermane në tregun kinez.

“Në fushën e një qasjeje më të barabartë për investitorët gjermanë dhe të tjerë të huaj, nevojiten hapa të mëtejshëm,” tha zëdhënësi Steffen Seibert.

Një nga këto hapa, u njoftua më tej, do të jetë nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse investimi midis Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Reuters, duke përmendur qarqet e qeverisë gjermane, Gjermania dhe Bashkimi Evropian fajësojnë Kinën për një trajtim të pabarabartë të investitorëve të huaj në krahasim me investitorët vendas. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrjet shtetërore kineze.

Seibert tha se Merkel kishte theksuar interesat gjermane gjatë bisedimeve me Lee Keqiang kur ishte fjala për “shkëmbim të lirë dhe shumëpalësh bazuar në rregulla të forta”, si dhe forcimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Konferenca, e cila u ndoq gjithashtu nga ministri i Ekonomisë Peter Altmaier, gjithashtu diskutoi marrëdhëniet bilaterale midis Kinës nga njëra anë dhe Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër, si dhe tema të ndryshme që lidhen me çështje ekonomike dhe politike.

Ata folën gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e luftimit të pandemisë koronavirus, por edhe për situatën aktuale në Hong Kong.

Pas anulimit të samitit BE-Kinë për 14 shtator në Leipzig, aktivitetet diplomatike në rrugën Berlin-Pekin u intensifikuan, që ndërkohë rezultoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve tregtare

Share.