Ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit të kombit Rasim Kiçina, Hasibe Sylaj – Kiçina, përcjell TV Malisheva.
Lajmi e ka bërë të ditur Ismail Syla, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Nuk njoh nënë e grua të dytë që e deshi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sa motra Hasibe. Nuk njoh njeri tjetër që e deshi dhe dëgjoi tërë kohën zërin e Radios “Kosova e Lirë” si motra Hasibe. Ajo na bëri krenar me jetën e saj. Lavdi motër!”, shkruan Syla në Facebook, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Sot ndërroi jetë bija jonë Hasibe Sylaj – Kiçina. Shkoi në amshim shpirti i një motre të madhe, i një nëne zemërmirë që lindi dhe rriti heroin e Kosovës, Rasim Kiçinën.
Nuk njoh nënë e grua të dytë që e deshi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sa motra Hasibe. Nuk njoh njeri tjetër që e deshi dhe dëgjoi tërë kohën zërin e Radios “Kosova e Lirë” si motra Hasibe.
Ajo na bëri krenar me jetën e saj.
Lavdi motër!
Gjthmonë do të jetosh në zemrat dhe mendjet tona! /TV Malisheva