Në edicionin e njëzet e tretë të Panairit ndërkombëtar “Agrokoso”, që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve kanë marrë pjesë 130 bizneseve ekspozuese.

Pjesëmarrës ishin edhe 5 komuna: Komuna e Pejës, e Gjilanit, e Malishevës, e Kamenicës, dhe Komuna e Dragashit. Secila prej komunave, në Panair kanë promovuar regjionin e tyre me më së paku 5 biznese.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Panairi “Agrokos”, është fryt i bashkëpunimit ndërmjet fermerëve, prodhuesve, industrisë dhe autoriteteve qeveritare.

Ajo tha se industria prodhuese krijon vlerë të shtuar dhe është burim i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare dhe rritë qëndrueshmërinë, andaj mbështetja qeveritare për ta është e madhe.

Hajdari shtoi se Kosova ka prekur shifra rekord të eksportit të mallrave me vlerë prej mbi 920 milionë euro apo 22 për qind rritje krahasuar me vitin 2021.

“Synojmë që deri në vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë”, theksoi Hajdari.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se janë realizuar shumë hapa të ekonomisë agro-rurale duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurruese me tregun rajonal dhe ndërkombëtar, raporton EO.

Sipas tij, është shënuar rritje e eksportit të prodhimeve bujqësore me vlerë 28.68 për qind krahasuar me vitin 2021.

“Nëse flasim vetëm për këtë vit, ministria të cilën e drejtoj ka përkrahur fermerët në ndërtimin e 35.5 hektarëve të kultivimit të produkteve në serë, në këtë rast për perime. Në aspektin e bilancit tregtar vlejnë të theksohet se viti i parë i qeverisjes, 2022, ka shënuar një rritje të eksportit të prodhimeve bujqësore me vlerë 28.68 për qind krahasuar me vitin 2021 ndërsa trendi në rritje po vazhdon edhe gjatë këtij viti”, theksoi Peci.

Panairi ka në fokus e kanë shtrirjen e produkteve të tyre: në gjithë tregun e vendit dhe ftojnë vizitorët t’i shijojnë ushqimet unike nga regjioni i Dukagjinit, Anamoravës, Sharrit dhe rrafshit të Kosovës, Pavijoni i shtetit të Malit të Zi i përfaqësuar nga oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve, Pavijoni i shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës i përfaqësuar nga oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve, Prodhues të ndryshëm (produkte ushqimore si: pije alkoolike dhe jo alkoolike, produkte te bylmetit, dhe produkte tjera si plehëra organike, prodhim i paketimeve dhe ambalazhimeve etj.), Përfaqësues të bendeve të njohura botërore, Kultivues dhe përpunues të pemëve dhe perimeve, Kompani që ofrojnë pajisje dhe makineri për agrikulturë, Institucione financiare, Shoqata e përpunueseve edhe eksportuesve kosovarë të produkteve Pyjore Jo-Drunore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA), Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës, Vizitorë profesionist të fushës së agrobiznesit, Aktivitete paralele: Prezantime, panele diskutimi, bashkëbisedime ne tryeza etj.

/TV Malisheva

Share.