Opozita ka refuzuar thirrjen nga Presidencës që të jenë pjesë e një takimi për të diskutuar mbi situatën e krijuar në Veri, pasi që qeveria e Kosovës u tërhoq nga vendimi mbi vendosjen e reciprociteti në dokumente dhe targa për qytetarët serb.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ka refuzuar ftesën nga presidenca për një takim me opozitën pas situatës së krijuar në Veri.

Çitaku ka thënë se për dallim nga opozita paraprake, PDK është opozitë lojale dhe shtetndertuese dhe nuk ndikohemi nga fakti nëse jemi në opozitë apo qeveri.

“Për dallim nga opozita paraprake ne jemi opozitë shtetndërtuese dhe lojaliteti ndaj republikës nuk na diktohet nga fakti se a jemi ne në Qeveri apo Opozite” ka thënë Vlora Çitaku , duke konfirmuar se opozita e ka refuzuar takimin e sotshëm me Qeverinë Kurti, Kryeparlamentarin dhe Presidencën.

“Situatat si kjo kërkojnë seriozitet dhe planifikim e koordinim paraprak dhe kurrsesi fotografi postfestum, sa për sy e faqe me opozitën”, ka shtuar Çitaku.

/TV Malisheva

Share.