Themelusi i Microsoft-it, Bill Gates në episodin e parë të podcastit të tij të ri, ka parashikuar pesë mënyra sesi do ndryshojë bota pas pandemisë. Sipas tij do të këtë një përshtatje me rregullat që janë vendosur dhe mund të përdoren si praktik e përherëshme.

Takimet në distancë do të normalizohen.

“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore solli gratë në fuqinë punëtore dhe shumë prej tyre qëndruan, kjo ide e:”A duhet të shkoj atje fizikisht?” tani na lejohet ta mendojmë “, thotë ai. Kjo do të jetë e vërtetë për takimet e punës, por edhe për ndërveprimet e tjera që më parë ishin personale, parashikon Gates.

Kompanitë mund të ndajnë zyrat me rotacion.

Në lidhje me punën në zyrë ai ka thënë se njerëzit mund zgjedhin një mënyrë ku të ndajnë më orare specifike punën.

“Unë mendoj se njerëzit do të shkojnë më pak në zyrë. Zyrat do të ndahen ndër kompani të ndryshme me një orar specifik, ku në një kohë punon njëra kompani, ndërsa më vonë punon tjetra,” sugjeron Gates.

Do të shoqërohemi më pak në punë, dhe më shumë në komuniteti.

Gates ka vënë në dukje se mund të ndryshojë dhe mënyra e shoqërimir, për shkak të ndryshimit të zhvillimit të punëve, sipas tij njerëzit të shpenzojnë më pak nga energjitë shoqërore në punë dhe më shumë me të dashurit në komunitetin lokal./TV Malisheva

Share.