Një person është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një i dyshuar në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur dje dhe dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Share.