Njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në fshatin Surkish, ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ku sipas Policisë, marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme./TV Malisheva

Share.