Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmetit në Izmir

Ka shkuar në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi ditë më parë Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kështu thuhet nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Pas tërmetit janë regjistruar 1.044 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë, shkruan Anadolu Agency (AA) përcjellë Top Channel.

Të paktën 961 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 743 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për 218 të tjerët.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën. /TV Malisheva

Share.