Agjencia hapësinore amerikane NASA, ka lansuar me sukses sondën “Perservence” e cila do të duhej të udhëtonte drejt Marsit dhe atë në kraterin “Jezero”.

Misioni i roverit të gjeneratës së re, është hulumtimi i gjurmëve të jetës dhe karakteristikat gjeologjike e të klimës në Planetin e Kuq.

“Perservence” është roveri më i sofistikuar që ndonjëherë NASA e ka dërguar në Mars, dhe pritet të ndihmojë shumë në misionet e ardhme.

Roveri është i pajisur me instrumente të ndryshme të mençura, kompjuterë të avancuar që ndihmojnë për të fluturuar si dhe sisteme tjera të reja.

Përveç kësaj do të dërgoj edhe një helikopter të quajtur “Genius”, fluturaken e parë që në mënyrë të kontrolluar do të fluturoj në planet tjetër.

Me një shasi prej rreth 10 metra gjatësi, mjeti i NASA-s konsiderohet si më i madhi dhe më i rëndi që ndonjëherë është ndërtuar.

“Perservence” pritet të ateroj në sipërfaqen e Marsit në kraterin “Jezer” gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm.

“Jezero” është një krater i gjerë 28 kilometra, për të cilin thuhet se para tri ose katër miliardë viteve ka qenë një oazë. /Tv Malisheva

Share.