Edicioni i tretë i Ligës së Kombeve fillon sot dhe kjo shënon edhe nisjen e rrugëtimit të Përfaqësueses së Kosovë në këtë kompeticion.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqinë dhe sot e nisin me sfidën ndaj Qipros në udhëtim, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “AEK Arena”, raporton TV Malisheva.

Përveç Kosovës, sot do të zhvillohen edhe sfida të tjera shumë interesante, sidomos ato në Grupin A ku do të ballafaqohen Republika e Çekisë me Zvicrën dhe Spanja me Portugalinë të cilat zhvillohen nga ora 20:45.

Sfidat tjera janë këto:

Izrael-Island

Serbi-Norvegji

Slloveni-Suedi

Bullgari-Maqedoni e Veriut

Gjeorgji-Gjibraeltar

Irlandë e Veriut-Greqi

Estoni-San Marino

/TV Malisheva

Share.